Ndërlidhjet

Përmbyllet Kongresi Kombëtar në Kinë


Pamje gjatë Kongresit të 18-të Kombëtar në Kinë (8 nëntor 2012)
Pamje gjatë Kongresit të 18-të Kombëtar në Kinë (8 nëntor 2012)
Kina e përfundoi mbrëmë Kongresin Kombëtar, një ditë para se t’i zbulojë emrat e liderëve të rinj, për dekadën e ardhshme.

Presidenti Hu Jintao e shpalli Kongresin e mbyllur para 2000 delegatëve pjesëmarrës. Hu pritet që të tërhiqet nga udhëheqja e partisë për t’i hapur rrugë pasardhësit të tij, zëvendës presidentit, Xi Jinping.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua raporton se Xi Jinping dhe Li Keqiang, i cili pritet të jetë kryeministri i radhës, janë votuar nga Komiteti Qendror, një këshill vendimmarrës me rreth 200 anëtarë të plotë.

Komiteti Qendror pritet që sot të caktojë një komitet ekzekutiv të vogël dhe një të madh.

Liderët e rinj të ekonomisë së dytë më të madhe në botë do të përballen me një rritje të ngadaltë ekonomike, me pakënaqësi në mesin e qytetarëve dhe lidhje delikate me shtetet fqinje.
XS
SM
MD
LG