Ndërlidhjet

logo-print

I dërguari për Bosnjën thotë se po kërcënohet integriteti territorial


I dërguari ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko

I dërguari ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko

I dërguari ndërkombëtar për Bosnjën tha se integriteti territorial i këtij vendi ballkanik është duke u kërcënuar.

Valentin Inzko vuri në dukje një rritje antishtetërore dhe një retorikë separatiste të zyrtarëve serbë të Bosnjës.

Ai tregoi për përpjekjet e zyrtarëve serbë për t’i shpërndarë forcat e armatosura të Bosnjës.

Inzko i bëri këto komente mbrëmë para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin tha se raporti i Inzkos është shkruar me “tone alarmante”.Ai gjithashtu i fajësoi myslimanët për rritje të tensioneve.

Bosnja është duke u udhëhequr nga një qeveri qendrore e dobët, që nga lufta e viteve 90-të, e cila la të vrarë rreth 100 mijë persona.
XS
SM
MD
LG