Ndërlidhjet

Priten protesta në Evropën Jugore


Pamje nga një protestë e mëhershme në Madrid të Spanjës

Pamje nga një protestë e mëhershme në Madrid të Spanjës

Raportohet se në Evropën Jugore sot planifikohet mbajtja e protestave, për t’i kundërshtuar masat e shtrëngimit.

Spanja dhe Portugalia do t’i nisin protestat e para në Gadishullin Iberik, duke e bllokuar transportin publik dhe anulimin e fluturimeve, si dhe mbylljen e shkollave.

Një në katër persona aktualisht janë të papunë në Spanjë, që është një nga arsyet e kërkesave të Spanjës për paketa të ndihmës.

Portugalia, nga ana tjetër, e kishte pranuar një paketë të ndihmës vitin e kaluar.

Edhe sindikata më e madhe në Itali ka bërë thirrje për ndalim të punës për disa orë në gjithë vendin.

Në Greqi, sindikatat kryesore të punës së sektorit publik dhe privat kanë bërë thirrje për ndalim të punës për tri orë radhazi.

Fernando Toxo, kryetar i sindikatës më të madhe në Spanjë tha se një koordinim i tillë tregon se “ne po e përpjetojmë një momenti historik të sindikatave evropiane”.

Protesta dhe tubime të ngjashme janë planifikuar edhe në pjesë të tjera të Evropës.
XS
SM
MD
LG