Ndërlidhjet

Ushtari amerikan mund të përballet me dënim me vdekje


Rreshteri Robert Bales (majtas) në Qendrën Kombëtare të Trajnimeve në Kaliforni (Gusht 2011)

Rreshteri Robert Bales (majtas) në Qendrën Kombëtare të Trajnimeve në Kaliforni (Gusht 2011)

Prokurorët e ushtrisë thonë se ushtari amerikan që akuzohet për vrasjen e 16 fshatarëve afganë, mund të përballet me një gjykatë ushtarake, madje edhe me dënim me vdekje.

Prokurorët thonë se rreshteri Robert Bales ka kryer “krime të neveritshme”. Prokurorët i bënë argumentet e tyre përfundimtare pas një jave të paraqitjes së dëshmive në seancat dëgjimore.

Një avokat i Bales tha se nuk ka pasur informata të mjaftueshme për të çuar rastin në një gjykatë ushtarake.

Prokurorët thanë se 39 vjeçari Bales e kishtë lëshuar kampin e tij në jug të Afganistanit për të sulmuar dy fshatra më 11 mars. Në mesin e të vrarëve ishin edhe nëntë fëmijë.
XS
SM
MD
LG