Ndërlidhjet

Biden ngritë shqetësimet lidhur me zgjedhjet e fundit në Ukrainë


Barack Obama dhe Joe Biden

Barack Obama dhe Joe Biden

Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden i ka shprehur presidentit ukrainas, Viktor Yanukovich, shqetësimin e SHBA-ve lidhur me zgjedhjet e fundit në Ukrainë.

Opozita ukrainase dhe perëndimi thonë se zgjedhjet parlamentare të 28 tetorit, ku doli fituese partia e Yanukovychit, janë karakterizuar me parregullësi të mëdha.

Biden gjithashtu i bëri thirrje Ukrainës që të angazhohet në përkushtimin e saj për një shtet demokratik dhe tu japë fund përndjekjeve selektive.

Biden foli me Yanukovychin përmes telefonit, për ta falenderuar liderin ukrainas për telegramin e urimit për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG