Ndërlidhjet

Medvedev thotë se Putini është mirë me shëndet


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Kryeministri i Rusisë tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka probleme serioze shëndetësore.

Para një vizite në Finlandë, Dmitry Medvedev u tha mediave finlandeze se “të gjithë ne kemi ca gjëra të vogla për të cilat duhet të kujdesemi”.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov njoftoi para dy javësh se presidenti e kishte lënduar shpinën gjatë ushtrimeve.

Putin javët e fundit ka anuluar disa takime jashtë vendit dhe shumicën e ditëve të punës i ka kaluar në rezidencën e tij në periferi, duke u shfaqur shumë rrallë në Kremlin.
XS
SM
MD
LG