Ndërlidhjet

Gjenerali amerikan degradohet nën akuzat për shpenzime të tepërta


Ilustrim
Ilustrim

Ish-kreu i forcave ushtarake amerikane në Afrikë është ulur në pozitë, nën akuzat për shpenzimin e qindra mijëra dollarëve për udhëtime të tepërta dhe shpenzime të tjera të paautorizuara.

Gjenerali William “Kip” Ward gjithashtu është urdhërur që t’ia kthejë qeverisë amerikane 82 mijë dollarë.

Gjeneralit i është marrë një nga katër yjet, që nënkupton se tani ai do të dalë në pension si një gjeneral lejtant me 3 yje, dhe me një pagesë më të ulët të pensionit.

Sipas raporteve të inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, Ward i përdorte makinat e ushtrisë për ta dërguar gruan e tij në udhëtime shoppingu dhe qendra bukurie.
XS
SM
MD
LG