Ndërlidhjet

logo-print

Aung San Suu Kyi takohet me kryeministrin e Indisë


Aung San Suu Kyi

Aung San Suu Kyi

Liderja opozitare e Birmanisë, Aung San Suu Kyi është takuar me kryeministrin e Indisë, gjatë vizitës së saj të parë në këtë shtet pas më shumë se katër dekadash.

Ende nuk janë dhënë hollësi të takimit të sotëm ndërmjet Aung San Suu Kyi me kryeministrin Manmohan Singh dhe sekretarin e jashtëm, Ranjan Mathai.

Suu Kyi u ka thënë reporterëve në Nju Delhi se njerëzit po e pyesin rreth pritjeve të saj nga vizita në Indi. “Një njeri nuk duhet të vijë në vizitë me pritje, por duhet të vijë me shpirtin e miqësisë dhe me dëshirën për t’i lidhur marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve”, ka thënë ajo.

Laureatja 67 vjeçare e çmimit Nobel për Paqe e ka paralajmëruar Indinë rreth të qenit “shumë optimiste” lidhur me ndryshimet politike në Birmani.
XS
SM
MD
LG