Ndërlidhjet

Rusi: Hyn në fuqi ligji që e përkufizon “tradhëtinë e lartë”


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka nënshkruar ligjin që e zgjeron përkufizimin e “tradhëtisë së lartë”, pavarësisht premtimeve për ta rishikuar atë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka nënshkruar ligjin që e zgjeron përkufizimin e “tradhëtisë së lartë”, pavarësisht premtimeve për ta rishikuar atë
Një ligj i diskutueshëm që e zgjeron përkufizimin e “tradhëtisë së lartë”, ka hyrë sot në fuqi në Rusi, pavarësisht premtimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, për ta rishikuar atë.

Ligji zgjeron numrin e aktiviteteve që konsiderohen si tradhëti e lartë, siç është bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare, veprim që konsiderohet “kundër sigurisë së Rusisë”.

Ligji është kritikuar shumë nga aktivistët e të drejtave dhe zyrtarët perëndimorë, të cilët thonë se ky legjislacion mund ta kriminalizojë ndarjen e informatave me grupe ndërkombëtare, si Amnesty International apo Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut.
XS
SM
MD
LG