Ndërlidhjet

Transferohet në një burg tjetër ish-ministri i brendshëm gjeorgjian


Bacho Akhalaia

Bacho Akhalaia


Ish-ministri i Brendshëm i Gjeorgjisë është transferuar në një qendër paraburgimi me një sistem të rreptë të sigurisë, në Tbilisi.

Bacho Akhalaia ishte arrestuar javën e kaluar dhe përballet me akuza për abuzim të detyrës dhe akuza që kanë lidhje me torturën.

Zyrtarët të lartë gjeorgjianë thanë sot se Akhalaia është transferuar për shkak të sigurisë së tij.

Ndërkohë babai i Akhalaias, Roland Akhalaia, që është anëtar i parlamentit, është në mesin e protestuesve, që po e kundërshtojnë transferimin e tij.
XS
SM
MD
LG