Ndërlidhjet

SHBA ndihmon Sirinë me 30 mln dollarë shtesë


Siri

Siri

Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë opozitën në Siri me 30 milionë dollarë shtesë, ka deklaruar sot sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

Shuma çon në 200 milionë dollarë totalin e ndihmës amerikane për kryengritësit që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë njohur koalicionin e ri opozitar të Sirisë si përfaqësues legjitim të vendit, por jo të vetmin.

Franca është bërë vendi i parë i Perëndimit që ka njohur grupin e sapoformuar si përfaqësues të vetëm legjitim të popullit të Sirisë.

Kryengritja popullore në Siri ka nisur në mars të vitit të kaluar. Aktivistët thonë se mbi 35,000 persona kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre rebele.
XS
SM
MD
LG