Ndërlidhjet

Panetta ka besim në gjeneralin Allen


Leon Panetta
Leon Panetta
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, ka shprehur besim në komandantin e forcave amerikane në Afganistan, pavarësisht hetimeve kundër tij.

Gjenerali John Allen po hetohet për shkëmbimin e email-eve me një grua nga Florida, e cila ka qenë e përfshirë në skandalin seksual me ish-shefin e CIA-s, David Petraeus.

Duke folur në Australi, Panetta ka thënë se nuk duhet të nxirren përfundime të parakohshme për gjeneralin Allen.

Në konferencën për media, së bashku me Panettën, është shfaqur edhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, por ajo nuk ka komentuar rastin.

Clinton vetëm ka thënë se situata e krijuar nuk ka dëmtuar misionin e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
XS
SM
MD
LG