Ndërlidhjet

Obama pranon ftesën e Putinit për vizitë


Foto arkivi
Foto arkivi
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kanë shprehur dëshirën e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se dy zyrtarët kanë folur në telefon dhe se Obama ka pranuar ftesën e Putinit për të vizituar Rusinë.

Peskov ka thënë se data e vizitës do të finalizohet në rrugë diplomatike.

Takimi Obama-Putin do të ishte i pari prejse presidenti amerikan është rizgjedhur për mandatin e dytë në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Putini është kthyer në Kremlin në muajin mars, pasi ka kaluar dy mandate si president në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG