Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi informon LDK-në e AAK-në për takimin me Daçiqin


Nga takimi i 7 nëntorit në Bruksel...

Nga takimi i 7 nëntorit në Bruksel...

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takime të ndara kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala.

Thaçi ka njoftuar dy zyrtarët për takimin e dytë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të mbajtur javën e kaluar në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Thaçi ka theksuar se nga të gjitha temat që janë diskutuar, më me prioritet është trajtuar çështja e të pagjeturve, për t’u pasuar nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe nga strukturat paralele në veri.

Për takimin e dytë me Daçiqin, Thaçi ka njoftuar sot edhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Takimi i parë Thaçi-Daçiq është mbajtur më 19 tetor.

Takimet e tilla thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
XS
SM
MD
LG