Ndërlidhjet

Damasku: Franca mbështet “vrasësit”


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Damasku ka thënë se vendimi i Francës për të njohur bllokun e ri të opozitës si përfaqësues të vetëm të popullit të Sirisë “është i pamoralshëm”.

Zëvendësministri i Jashtëm sirian, Faisal Muqdad, ka thënë se Franca u ka ofruar mbështetje “vrasësve” dhe “terroristëve” dhe ka akuzuar Parisin se po nxit “shkatërrimin e Sirisë”.

Franca është vendi i vetëm perëndimor që ka njohur koalicionin e ri të opozitës siriane, i cili përbëhet nga grupe që kundërshtojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Liga Arabe dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar si hap të rëndësishëm formimin e koalicionit, por nuk e kanë njohur zyrtarisht.

Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, e kanë njohur koalicionin e opozitës, por jo si përfaqësues të vetëm të Sirisë.
XS
SM
MD
LG