Ndërlidhjet

logo-print

Policia qëllon me plumba gome protestuesit spanjollë


Protestat në Spanjë, 14 nëntor 2012.

Protestat në Spanjë, 14 nëntor 2012.

Miliona punëtorë në mbarë Evropën janë duke protestuar kundër masave të ashpra të kursimit dhe rritjes së papunësisë.

Aksionet më të mëdha janë duke u zhvilluar në Spanjë dhe Portugali, ku sindikatat kanë koordinuar protestat.

Policia ka qëlluar me plumba gome qindra protestues të tubuar në qendër të Madridit, ndërsa ka arrestuar më shumë se 70 nga ta.

Spanja ka normën më të lartë të papunësisë në Bashkimin Evropian, e cila kap shifrën 25 për qind.

Në Itali, sindikatat tregtare kanë bërë thirrje për ndalimin disa orësh të punës, ndërsa në Greqi sindikatat kanë thirrur grevë tre-orëshe.

Protesta më të vogla kanë zënë vend në Belgjikë, Gjermani, Framcë dhe disa shtete lindore të BE-së.

Në të gjithë kontinentin ka pasur ndërprerje të mëdha të udhëtimeve ajrore.
XS
SM
MD
LG