Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Mjekët në grevë të përgjithshme


Shkup

Shkup

Mjekët në të gjitha spitalet e Maqedonisë janë hedhur në grevë të përgjithshme për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili parasheh që pagesa e tyre të ketë pë bazë punën e bërë.

Kryetari i sindikatës së pavarur të qendrës klinike të Shkupit, Dejan Stavriç, tha se greva do të vazhdojë derisa nuk arrihet marrëveshje për kërkesat e tyre.

“Vendosëm të hyjmë në grevë të përgjithshme për shkak të injorimit të kërkesave tona lidhur me korrigjimin e pagave, si dhe miratimin e një modeli adekuat të pagesës në bazë të suksesit të mjekëve në punë”, tha Stavriç.

Por, kërkesat e tyre janë refuzuar nga Ministria e Shendëtësisë, e cila madje ka iniciuar procedurë gjyqësore për ndalimin e grevës.

Ministri Nikolla Todrov ka thënë se mjekët duhet të paguhen sipas modelit të ri që parasheh pagesa të ndryshme, varësisht sukesit të mjekut.

Përveç në Shkup, grevë po mbahet edhe në qytete të tjera, si: Tetovë, Shtip, Veles dhe institucione tjera shëndetësore të Maqedonisë. Nga sindikata kanë siguruar pacientët se përkundër grevës do të marrin në shqyrtim rastet urgjente.
XS
SM
MD
LG