Ndërlidhjet

Kuçi bisedoi me ambasadorin e ri gjerman


Prishtinë, 14 nëntor 2012.
Prishtinë, 14 nëntor 2012.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, të cilit njëherësh i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet në Kosovë.

Ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë, "kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me ambasadën gjermane dhe me të gjitha institucionet tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë".

Ministri ka shprehur bindjen e tij që ky bashkëpunim në të ardhmen do të thellohet më shumë, sidomos në fushën e sundimit të ligjit.

Ambasadori Blomeyer ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmën e shtetit gjerman për Kosovën.
XS
SM
MD
LG