Ndërlidhjet

logo-print

KE kërkon barazi gjinore deri më 2020


Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian

Komisioni Evropian ka propozuar që 40 për qind e pozicioneve të bordeve mbikëqyrëse të kompanive të Bashkimit Evropian, të mbahen nga gratë deri në vitin 2020.

Propozimi parasheh barazinë e njëjtë gjinore deri më 2018 edhe në kompanitë shtetërore të BE-së.

Lajmi është bërë i ditur në Bruksel nga komisionarja për drejtësi, Viviane Reding.

Propozimi inkurajon shtetet anëtare të BE-së që të ndërmarrin sanksione efektive kundër kompanive që shkelin direktivën.

Sanksionet mund të përfshijnë gjobë ose anulim të emërimit të bordit të një kompanie nëse përbëhet nga shumë meshkuj.

Parlamenti Evropian, sipas të gjitha gjasave, do të miratojë propozimin.

Numri mesatar i grave në bordet e kompanive në BE aktualisht është 15 për qind.
XS
SM
MD
LG