Ndërlidhjet

Jep dorëheqje zv/kryeministri i Kroacisë


Radimir Çaçiq

Radimir Çaçiq

Zëvendëskryeministri i Kroacisë, Radimir Çaçiq, ka dhënë dorëheqje nga posti, pasi drejtësia hungareze e ka dënuar me 22 muaj burgim.

Çaçiq është shpallur fajtor për shkaktimin e një aksidenti rrugor, në të cilin kanë humbur jetën dy persona. Aksidenti ka ndodhur në janar të vitit 2010, në një autostradë të Hungarisë.

Çaçiq ka shpallur dorëheqjen e tij në një konferencë për gazetarë në Zagreb.

Nuk është bërë e qartë nëse Çaçiq do të shërbejë dënimin në Kroaci apo Hungari. Ai është po ashtu ministër i Ekonomisë së Kroacisë.

Në kohën e aksidentit, Çaçiq ka qenë lider i një partie opozitare.
XS
SM
MD
LG