Ndërlidhjet

logo-print

Pelosi mbetet kryesuese e Demokratëve


Nancy Pelosi

Nancy Pelosi

Ish-liderja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka thënë se është e gatshme që të shërbejë përsëri si kryesuese e Demokratëve në Dhomë.

Ajo i ka bërë këto komente në një konferencë për media në Uashington.

Më 2007, Pelosi është bërë kryesuesja e parë dhe e vetme femër e Dhomës së Përfaqësuesve.

Mandati i saj katërvjeçar ka përfunduar në janar të vitit 2011, dy muaj pasi republikanët kanë fituar Dhomën.

Në zgjedhjet e 6 nëntorit, demokratët nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën në këtë Dhomë.
XS
SM
MD
LG