Ndërlidhjet

Gjermania planifikon të reduktojë trupat në Afganistan më 2013


Guido Westerwelle

Guido Westerwelle

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka bërë të ditur se vendi i tij planifikon të zvogëlojë kontingjentin e trupave në Afganistan vitin e ardhshëm.

Westerwelle u ka thënë gazetarëve se qeveria propozon reduktimin në 3,300 trupa nga 4,400 sa janë aktualisht.

Për të hyrë në fuqi, vendimi duhet të marrë miratimin e parlamentit.

Trupat ndërkombëtare, përfshirë edhe ato gjermane, është paraparë të tërhiqen nga Afganistani në fund të vitit 2014.

Westerwelle ka thënë se edhe pas kësaj date, Gjermania do të vazhdojë të ofrojë ndihmë joushtarake për Afganistanin.
XS
SM
MD
LG