Ndërlidhjet

Xi Jinping- zyrtarisht lideri i ri i Kinës


Xi Jinping

Xi Jinping

Zyrtarët e Partisë Komuniste kanë emëruar zyrtarisht Xi Jinping në postin e sekretarit të përgjithshëm, post ky i mbajtur nga Hu Jintao.

Xi është emëruar gjithashtu edhe kryesues i Komisionit Qendror Ushtarak dhe pritet të emërohet president i shtetit në mars të vitit 2013.

Agjencia kineze e lajme Xinhua raportoi se numri i anëtarëve në Komitetin e Politbyrosë, zyrtarët kryesorë në vend, është reduktuar nga nëntë në shtatë.

Xi tha se liderë e rinj të Kinës do të luftojnë për “një jetë më të mirë” për njerëzit e vendit.
XS
SM
MD
LG