Ndërlidhjet

Obama: S'ka shkelje të sigurisë në aferën e Petraeus-it


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama
Në konferencën e parë që nga rizgjedhja, presidenti amerikan Barack Obama, tha si nuk sheh “asnjë provë” se skandali që çoi në dorëheqjen e drejtorit të CIA-s David Petraeus, e ka dëmtuar sigurinë kombëtare.

Ai iu tha gazetarëve se administrata e tij do të bashkëpunojë plotësisht me Kongresin në lidhje me hetimet mbi sulmin e 11 shtatorit në konsullatën amerikanë në Libi, nga i cili mbetën të vrarë 4 amerikanë, përfshirë dhe vetë ambasadorin.

Por, ai i quajti sulmet e republikanëve ndaj ambasadores amerikane në OKB, Susan Rice për vlerësimin e hershëm të gabuar të incidentit, si “të egra”.

Rice po shyqrtohet si kandidate e mundshme për postin e sekretares së shtetit.

Në lidhje me krizën vendore ekonomike, Obama tha se është i hapur për ide të reja, por kujtoi se ai ka bërë fushatë mbi idenë e rritjes së taksave për të pasurit.
XS
SM
MD
LG