Ndërlidhjet

KS në takim urgjent mbi sulmet në Gazë


Qyteti i Gazës, 14 nëntor, 2012
Qyteti i Gazës, 14 nëntor, 2012
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka zhvilluar një takim urgjent prapa dyerve të mbyllura, për të diskutuar sulmet ushtarake izraelite mbi Gazë, të cilat të mërkurën vranë komandantin e Hamasit.

Ushtria izraelite ka kryer më shumë se 20 sulme ajrore në Gazë, në të cilat u vra komandanti ushtarak i Hamasit, Ahmed al-Jaabari.

Krahu ushtarak i Hamasit, The Izz el-Din al-Qassam Brigades, është zotuar për hakmarrje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është i përgatitur, që të bëjë çdo gjë për të mbrojtur qytetarët e vet.
XS
SM
MD
LG