Ndërlidhjet

Shtohet në listën e FBI-së 'reperi xhihadist'


Militantë islamikë, foto ilustruese

Militantë islamikë, foto ilustruese

FBI tha se e ka shtuar në listën e “terroristëve më të kërkuar” një militant të lindur në SHBA, që lufton me islamistët në Somali.

Omar Shafik Hammami, që mban pseudonimin “Reperi xhihadist”, për shkak të këngëve të zhanrit rep që ka postuar në internet si mjet rekrutimi, është vendosur në listë krahas 31 personave të tjerë, që SHBA i kërkon nën akuzat për aktivitete terroriste.

Hammami, që njihet edhe si Abu Mansur al-Amriki, ka lindur në Alabama, por 28 vjeçari ka udhëtuar në Somali në vitin 2006 dhe i është bashkuar grupit militant islamik al-Shebab.

Hammami është bërë lider i al-Shebabit dhe besohet se gjendet në Somali, me gjithë mposhtjen e këtij grupi në Afrikën lindore.
XS
SM
MD
LG