Ndërlidhjet

Sulmi në Libi, Petraeus dëshmon para Kongresit,


David Petraeus, i pari nga e djathta

David Petraeus, i pari nga e djathta

Ish drejtori i CIA-s, David Petraues do të dëshmojë para komitetit për Inteligjencë të Kongresit, këtë të premte, në lidhje me sulmin mbi konsullatën amerikane në Benghazi të Libisë.

Sulmi ndodhi më 11 shtator të këtij viti dhe në të u vranë 4 amerikanë, përfshirë vetë ambasadorin.

Petraeus dha dorëheqje si shef i CIA-s më 10 nëntor, duke iu referuar një afere jashtëmartesore.

Seanca me dyer të mbyllura do të fokusohet në lidhje me atë se çfarë infomacione ka pasur CIA mbi kërcënimet e mundshme në kompleksin e SHBA-së në Benghazi para sulmit, si dhe në lidhje me atë se çka ka ndodhur në ditën e sulmit dhe kush mund të jetë përgjegjës.

Ambasadori amerikan Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë janë vrarë në sulmin mbi konsullatë.
XS
SM
MD
LG