Ndërlidhjet

Sulmuesi te filmi Batman, provon të vetëvritet


James Holmes
James Holmes
James Holmes, i dyshuari për vrasjen e 12 personave në korrikun e kaluar në një kinema, në premierën e filmit të fundit Batman, është dërguar në spital dhe nuk mund të marrë pjesë në seancën dëgjimore të caktuar për të enjten.

Raportet e mediave thonë se Holmes është pranuar në spital një ditë më parë pasi që ka goditur kokën e tij për muri në një burg, në të cilin ëshë duke u mbajtur.

Televizioni lokal CBS4 ka cituar burime të burgut, të kenë thënë se 24 vjeçari ka bërë disa përpjekje “të dëshpëruara” vetëvrasjeje.

Gjykatësi i rastit është pajtuar që ta shtyjë seancën.

Holmes hapi zjarr në një kinema gjatë shfaqjes së filmit “The Dark Knight Rises,” duke vrarë 12 persona dhe plagosur 58 të tjerë.

Ai përballet me dënim me vdekje, po që se shpallet fajtor.
XS
SM
MD
LG