Ndërlidhjet

OKB "dështoi të mbrojë" civilët në Shri Lankë


Selia e OKB-s në Nju Jork
Selia e OKB-s në Nju Jork
Kombet e Bashkuara kanë dështuar që të mbrojnë mijëra civilë gjatë ditëve të fundit të luftës civile në Shri Lankë në vitin 2009.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mmon tha se një raport i misionit të OKB-së në Shri Lankë ka pëfunduar se sistemi i OKB-së ka dështuar “të përmbushë përgjegjësitë e tij”.

Raporti, që ka rrjedhur në media, e akuzon personelin e OKB-së në Kolombo, se nuk e ka kuptuar se ka qenë përgjegjës për pengimin e vrasjeve të civilëve.

Gjithashtu akuzon shefat e tyre në OKB, që nuk i kanë udhëzuar të veprojnë ndryshe.

Raporti akuzon zyrtarët e OKB-së dhe shtetet anëtare se kanë hezituar, që të ndërhyjnë.

Në një raport tjetër të OKB-së të lëshuar në vitin e kaluar, thuhet se deri ne 40 mijë civilë të minoritetit tamil mund të jenë vrarë në muajt e fundit të luftës.
XS
SM
MD
LG