Ndërlidhjet

Serbi: Kushtetuesja nuk ndalon "Nashi" dhe "1389"


Lëvizja nacionaliste "Nashi"

Lëvizja nacionaliste "Nashi"

Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka hedhur poshtë propozimin për ndalimin e organizatës djathtiste "Ripërtëritja e popullit serb 1389” nga Beogradi dhe asociaiconin e qytetarëve “Nashi” nga Arangjelovci dhe lëvizjen “SNP Nashi 1389".

Në faqen e internetit të kësaj gjykate thuhet se "sipas analizës së programit dhe aktiviteteve të këtyre shoqatave, është vërtetuar se nuk janë përmbushur kriteret e Kushtetutës për ndalesë dhe nuk është konfirmuar konstatimi i prokurorisë së Republikës se shoqatat cenojnë dispozitat kushtetuese".

Këto organizata për publikun serb njihen për një numër incidentesh në vitet e fundit, duke u nisur nga huliganizmi gjatë mbajtjess së paradës së homoseksualëve, kërcënimet ndaj oponentëve, shkruarjen e grafiteve dhe porosive nxitëse të urrejtjes racore e fetare, mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës etj.
XS
SM
MD
LG