Ndërlidhjet

Arrestime të reja në Gjeorgji


Ilustrim
Ilustrim
Nëntë ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë janë arrestuar.

Në mesin e tyre gjendet edhe shefi i Departamentit për Sigurinë të Ministrisë, Levan Kardava.

Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe burgosje ilegale.

Arrestimet pasojnë ato të mëhershme, ku ngjashëm nën akuzat për shpërdorim u arrestuan disa ish zyrtarë të lartë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen ka shprehur shqetësimin për mundësinë e politizimit të këtyre rasteve.
XS
SM
MD
LG