Ndërlidhjet

Tkurret sërish ekonomia e eurozonës


Ilustrim
Ilustrim
Raportet e Zyrës së Statistikës së Bashkimit Evropian thonë se eurozona 17 anëtarëshe ka rrëshqitur prapë në recesion gjatë muajve të verës.

Eurostati tha se ekonomia e eurozonës është tkurrur për 0.1 percent në periudhën korrik-shtator.

Kjo pason një rënie prej 0.2 për qind në periudhën e kaluar.

Ky është recesioni i dytë i eurozonës, që nga nisja e krizës globale në vitin 2009.

Gjermania dhe Franca, ekonomitë më të mëdha të eurozonës, nuk kanë mundur ta shpëtojnë bllokun nga recesioni, edhe pse të dy shtetet patën rritje prej 0.2 për qind në periudhat e raportuara.

Shtetet e mëdha, si Italia, Spanja dhe Holanda kanë shënuar tkurrje gjithashtu, ndërsa, Belgjika, një eksportues i madh, ka vendnumëruar.
XS
SM
MD
LG