Ndërlidhjet

Sot, Dita e Shkrimtarëve të Burgosur


Logo e PEN-it

Logo e PEN-it

Shkrimtarët dhe gazetarët në tërë botën që janë burgosur dhe sulmuar për shkak të punës së tyre po kujtohen sot në botë.

Organizata ndërkombëtare PEN me seli në Londër e ka shpallur 15 Nëntorin si Ditën e Shkrimtarëve të Burgosur.

Lista e PEN-it për gjysmën e parë të vitit 2012 ka 156 shkrimtarë të burgosur dhe 132 të tjerë në proces gjykimi ose nën hetime.

Shumë të tjerë janë sulmuar, rrahur ose vrarë.

Për vitin 2012 PEN është foksuuar në pesë raste të shkrimtarëve, blogerëve dhe gazetarëve, përfshirë 2 femra, në Iran, Filipine, Meksikë, Turqi dhe Etiopi.

Autorja dhe aktivistja iraniane Nazar Ahari është dënuar me katër vjet burg për shkak të shkrimeve të saj.

Regina Martinez, një gazetare meksikane e një reviste hulumtuese, është vrarë në muajin prill, sipas të gjitha gjasave për shkak të raportimit të saj mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.
XS
SM
MD
LG