Ndërlidhjet

Hoxhaj merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të OBI-së


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Sesionin e 39-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Në një njoftim për media të MPJ-së, thuhet se “vizita e ministrit Hoxhaj në Xhibuti, ka rëndësi të veçantë për shkak të rolit të rëndësishëm të OBI-t në mesin e 57 shteteve anëtare të saj si dhe faktit se ministri Hoxhaj është i ftuar zyrtarisht, për herë të parë, që të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të saj”.

Në njoftim thuhet se “Kosova do të jetë temë e veçantë e paraparë në rendin e ditës të këtij sesioni të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të organizatës”.

Ministri Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në punimet e OBI-t, përveç takimeve me udhëheqësit e organizatës dhe ministrin e Jashtëm të Xhibutit, do të ketë mundësi të takohet me dhjetëra liderë të shteteve anëtare të kësaj organizate, disa prej të cilave ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, thuhet në njoftim.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik, ka nxjerrë disa rezoluta për Kosovën, ndër të cilat edhe një rezolutë ku i bëhej thirrje vendeve anëtare që të marrin në konsideratë njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
XS
SM
MD
LG