Ndërlidhjet

Nis zyrtarisht regjistrimi i veteranëve të UÇK-së


Fotografi nga një protestë e veteranëve të UÇK-së, Prishtinë, 2011

Fotografi nga një protestë e veteranëve të UÇK-së, Prishtinë, 2011

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një ceremoni, mbajtur në ambientet e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka plotësuar aplikacionin për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së.

“Sot është një ditë e veçantë në jetën time, si një prej bashkëthemeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nënshkruajë aplikacionin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka thënë ai duke iu bërë thirrje të gjithë veteranëve që të nisin regjistrimin.

"Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të punojë maksimalisht dhe unë kam besim të plotë se ky proces do të përmbyllet shpejt në afatin e paraparë.Të gjithë veteranët i ftoj edhe si kryeministër, edhe si bashkëluftëtar i tyre, që të aplikojnë dhe ta përmbyllim suksesshëm këtë proces", u shpreh Thaçi.

Procesi i regjistrimit ka nisur me qëllim të verifikimit të të gjithë atyre që me të vërtetë kanë marrë pjesë në luftën e UÇK-së, nga frika se nga beneficionet që dalin me legjislacionin për këtë kategori mund të përfitojnë edhe mashtruesit potencialë.
XS
SM
MD
LG