Ndërlidhjet

Protestë e serbëve kundër IBM-së


Protestë e serbëve në MItrovicë

Protestë e serbëve në MItrovicë

Një grup serbësh të pjesës veriore të Kosovës kanë zhvilluar një protestë me automjete kundër zbatimit të Marrvëshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit(IBM) dhe në kërkim të lirimit të Slovolub Joviqit, personi që u mor nga xhandarmëria serbe në veri dhe tash po gjykohet nga institucionet e drejtësisë së Serbisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se dhjetëra serbë janë nisur nga pjesa veriore e Mitrovicës, kanë kaluar në Rudarë për të dalë në magjistralen Zveçan-Leposaviq, në drejtim të pikës kufitare, Jarinë.

Por, siç, thekson Hoti, forcat e KFOR-it, kanë mbyllut pikën kufitare për qarkullim, për të shmangur incidentet e mundshme, derisa protestuesit janë shpërndarë rreth mesditës.

Disa politikanë serbë të Mitrovicës kanë dalë publikisht kundër marrëveshjes IBM të arritur në Bruksel, zbatimi i të cilës, është marrë në shqyrtim nga vetë Beogradi zyrtar.

Ata kanë paralajmëruar edhe masa radikale kundër kësaj marrëveshjeje.
XS
SM
MD
LG