Ndërlidhjet

Spitali holandez kryeson hetimet për trafikim organesh


Ilustrim
Ilustrim
Një spital akademik holandez ka ndërmarrë një nismë në hetimin ndërkombëtar mbi trafikimin ilegal të organeve njerëzore për qëllim të transplantimit, njofton AP.

Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam, njoftoi se po udhëheq hetimet tre-vjeçare për të “detajizuar këtë formë relativisht të re të krimit serioz”.

Organizatat në Rumani, Suedi, Bullgari dhe Spanjë janë të përfshira gjithashtu në një projekt të ri, krahas organizatës policore Europol, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave evropiane për transplantim.

Spitali tha se pak dihet në lidhje me shkallën e trafikimit të organeve.

Në një rast të fundit, një prokuror i BE-së në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj një turku dhe një izraeliti në muajin qershor, për përfshirjen në një rrjet ndërkombëtar, që i ka mashtruar të varfërit për dhurimin e veshkave të tyre, të cilat u janë shitur blerësve të pasur.

Të dyshuarit ende gjenen në arrati.
XS
SM
MD
LG