Ndërlidhjet

logo-print

EULEX konfirmon arrestimet për shkeljet në MPB


Ilustrim

Ilustrim

Një gjyqtar vendas i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një personi me shtetësi gjermane. Dy personave tjerë u është caktuara masa e arrestit shtëpiak, ka njoftuar misioni i EULEX-it.

Të tre të dyshuarit akuzohen për një numër të veprave lidhur me korrupsion që përfshijnë mashtrime, vjedhje të rëndë, thuhet në njoftim.

"Ky rast ka të bëjë me pranimin e pagesave të paligjshme prej 1.4 milionë euro nga Ministria e Punëve të Brendshme. Paratë ishin destinuar për kompaninë Shtypshkronja Shtetërore e Austrisë, e cila ishte kontraktuar nga Ministria për prodhimin e pasaportave biometrike", thuhet në njoftim.

Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës i kanë arrestuar të dyshuarit gjatë një operacioni të përbashkët para dy ditëve. Rastin është duke e ndjekur një ekip i përzier prokurorësh të qarkut, i përbërë nga një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendas, thuhet në njoftim, në të cilin nuk jepet emri i personave të dyshuar.

Mediat lokale ndërkaq kanë thënë se bëhet fjalë për Natali Velijajn, që gjendet në paraburgim dhe Fisnik dhe Betim Blakaj në arrest shtëpie.
XS
SM
MD
LG