Ndërlidhjet

Izraeli "nuk toleron" sulmet e Hamasit


Konflikit mes Izraelit dhe palestinezëve
Konflikit mes Izraelit dhe palestinezëve
Izraeli ka paralajmëruar se do të ndërmarrë “çfarëdo aksioni që është i nevojshëm” për të mbrojtur qytetarët e tij, derisa ushtria ka filluar një operacion për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve palestineze me raketat e lansuara nga Gaza.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka folur sot, pasi që tre izraelitë u vranë nga një raketë afër kufirit me Gazën.

Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se nuk do të tolerohen sulmet e Hamasit.

“Në 24 orët e fundit, Izraeli e ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë sulmet ndaj civilëve të vet. Shpresoj se Hamasi dhe organizatat tjera terroriste në Gazë e kanë marrë këtë mesazh. Nëse jo, Izraeli është i gatshëm, që të ndërmarrë cdo aksion në mbrojtje të popullit të vet”, tha Natanjahu.

Të mërkurën Izraeli e vrau shefin ushtarak të Hamasit, Ahmed Al-Jaabari dhe bombardoi Gazën nga toka, deti dhe ajri, duke vrarë 13 persona.

Këshilli i Sigurimit në një sesion urgjent ka kërkuar ndaljen e dhunës.
XS
SM
MD
LG