Ndërlidhjet

logo-print

Komisionerja evropiane për klimën kërkon vëmendjen e Obamës


 Connie Hedegaard

Connie Hedegaard

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Klimën thotë se ajo shpreson që vëmendja e presidentit amerikan, Barack Obama, në fushën e ngrohjes globale, pas zgjedhjeve të fundit në SHBA, të përkthehet në përfshirje më të madhe të këtij vendi në bisedimet e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Connie Hedegaard i tha agjencisë së lajmeve AFP se shumë evropianë kishin mbetur të zhgënjyer që ndryshimet klimatike nuk kishin zënë më shumë vend në prioritetet e Obamës gjatë mandatit të tij të parë.

“Por shpresoj qe presidenti i rizgjedhur të fokusohet plotësisht në këtë fushë”, tha ajo, duke shtuar se është e bindur se një gjë e tillë do të ndikonte në ndryshime pozitive jo vetëm në SHBA, por edhe në skenën ndërkombëtare.

Një raund i ri i bisedimeve klimatike të Kombeve të Bashkuara pritet të fillojë më 26 nëntor në Doha të Katarit.
XS
SM
MD
LG