Ndërlidhjet

Turqia njeh Koalicionin e ri Kombëtar Sirian


Ilustrim
Ilustrim
Turqia e ka njohur sot Koalicionin e ri të të sapoformuar Kombëtar Sirian si “përfaqësues legjitim” të njerëzve të Sirisë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu tha se Ankaraja e mirëpret përzemërsisht formimin e këtij koalcioni dhe se edhe një herë e përsëritë njohjen e Koalicionit Kombëtar Sirian si përfaqësuesin legjitim të njerëzve të Sirisë.

Ai gjithashtu i ka inkurajuar edhe vendet e tjera myslimane që ta njohin këtë koalicion.

Fundjavën e kaluar, grupet opozitare siriane u pajtuan me planin e SHBA-së për të krijuar një grup të ri, i cili do ta krijojë një strategji kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Dy ditë më parë, Franca u bë vendi i parë perëndimor që e njohu zyrtarisht këtë koalicion si përfaqësues legjitim të njerëzve të Sirisë.
XS
SM
MD
LG