Ndërlidhjet

Dërgohet në gjykatë rasti i të dyshuarit për vrasjen e Politkovskayas


Gazetarja e ndjerë ruse, Anna Politkovskaya

Gazetarja e ndjerë ruse, Anna Politkovskaya


Prokurorët rusë e kanë dërguar në gjykatë rastin e të dyshuarit në vrasjen e gazetares së njohur ruse, Anna Politkovskayas.

Një ish-zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Rusisë, Dmitry Pavlyuchenkov është njëri nga gjashtë të dyshuarit që akuzohen për vrasjen e vitit 2006.

Pas një marrëveshje me prokurorët, Pavlyuchenkov do të gjykohet veçmas nga të dyshuarit e tjerë dhe seancat dëgjimore do të mbahen pa dëshmitarë.

Të afërmit e Politkovskayas thanë sot se do të kërkojnë nga Gjykata e Moskës që t’i refuzojë këto marrëveshje speciale për gjykim.

Politkovskaya u vra para ndërtesës së saj në Moskë më 7 tetor të vitit 2006. Ajo njihej për kritikat e saj për luftën e Rusisë në Çeçeni dhe ndaj sundimit të Putinit.
XS
SM
MD
LG