Ndërlidhjet

logo-print

Kalon në lexim të parë projektbuxheti për vitin 2013


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2013, i cili është 1 miliard e 586 milionë euro.

62 deputetë kanë votuar për, 31 kundër dhe 1 abstenim.

Debati, i cili ka zgjatur me shumë se shtatë orë, është përcjellur me përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga partitë në pushtet e kanë lavdëruar projektbuxhetin, duke thënë se buxheti për vitin e ardhshëm është buxhet i zhvillimit të mëtejmë të vendit.

Kurse partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, e kanë kundërshtuar projektbuxhetin, duke e quajtur buxhet të asfaltit dhe betonit.
XS
SM
MD
LG