Ndërlidhjet

SHBA kërkon nga Egjipti që të ndikojë në përmirësimin e situatës në Gaza


Pamje nga sulmet e sotme në Gaza
Pamje nga sulmet e sotme në Gaza
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Egjiptit që ta përdorë ndikimin e vet te palestinezët për t’i dhënë fund dhunës në Gaza, ka thënë sot një zyrtar i lartë amerikan.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner tha se Hamasi duhet të t’i ndalë sulmet ndaj Izraelit.

“Ne kemi kërkuar nga Egjipti që ta përdorë ndikimin e vet në rajon që të ndihmojë në përmirësimin e situatës”, ka thënë Toner, duke shtuar se sekretarja amerikane, Hillary Clinton ka folur me homologun e saj egjiptian.
XS
SM
MD
LG