Ndërlidhjet

Kancelarja Merkel arrin në Moskë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus,Vladimir Putin gjatë një takimi të mëhershëm në Berlin
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus,Vladimir Putin gjatë një takimi të mëhershëm në Berlin
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka arritur sot në Moskë, ku pritet të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sekretari për shtyp i Putinit, Dmitri Peskov tha se gjatë kësaj vizite, presidenti rus do ta ngrisë çështjen e legjislacionit evropian që “ndikon negativisht në interesat e Rusisë”.

Peskov elaboroi më tutje, duke thënë se një gjë e tillë nënkupton bisedime rreth “Paketës së tretë të Energjisë” të Bashkimit Evropian, e cila zbaton “ndarjen”.

Gazpromi rus e kundërshton këtë kërkesë për “ndarje”, duke kërkuar një dallim në prodhim, transport dhe shitje të furnizimeve të energjisë.

Merkel dhe Putin gjithashtu pritet të diskutojnë rreth problemeve në Siri, Izrael dhe Gaza, si dhe rreth problemit bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG