Ndërlidhjet

Izraeli grumbullon trupa përgjatë kufirit me Gazën


Një ushtar izraelit shihet përgjatë kufirit të Izraelit me Gazën
Një ushtar izraelit shihet përgjatë kufirit të Izraelit me Gazën
Gjatë natës aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë goditur objektiva në Gaza, ndërsa raportohet edhe për automjete të armatosura dhe tanke, si dhe për trupa të grumbulluara përgjatë kufirit me Gazën.

Televizionet izraelite raportojnë se një operacion ushtarak në Gaza ka gjasë që të fillojë sot, por zyrtarët ushtarakë insistojnë se ende nuk është marrë asnjë vendim.

Shefi i Ushtrisë Izraelite, gjenerali Benny Gantz tha: “Ne do t’i vazhdojmë sulmet dhe do t’i shtojmë ato”. Ai nuk e qartësoi nëse një gjë e tillë nënkuptonte fillim të operacioneve tokësore përgjatë kufirit.

Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë vazhduar t’i sulmojnë militantët e Hamasit, depo të dyshuara të armëve dhe lokacione të lëshimit të raketave.

Ushtria izraelite njoftoi sot se aeroplanët e saj kanë sulmuar më shumë se 350 pika të shënjestruara në Gaza që nga dita e mërkurë.

Hamas ka vazhduar të gjuajë raketa në Izrael, me dy të tilla që ranë në afërsi të Tel Avivit.
XS
SM
MD
LG