Ndërlidhjet

Ligjvënësit amerikanë kanë parë filmime nga sulmi në Benghazi


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë të inteligjencës u kanë treguar ligjvënësve amerikanë filmime në kohë reale të ngjarjeve para dhe gjatë sulmit në konsullatën amerikane në Benghazi të Libisë, më 11 shtator të këtij viti, ku mbetën të vrarë katër persona, në mesin e të cilëve edhe ambasadori amerikan, Chrisopher Stevens.

Lidhur me këtë sulm janë ngritur pyetje të ndryshme rreth nivelit të sigurisë në konsullatë, përgjigjen amerikane ndaj sulmit, si dhe përgjigjet e hershme të administratës, që kanë nxitur një hetim rreth këtij rasti.

Senatorja demokrate, Dianne Feinstein, e cila është kryetare e Komitetit për Inteligjencë të Senatit, tha se filmimet përbëhen nga një numër i burimeve të ndryshme.

Gjatë ditës së sotme, ish drejtori i CIA-s, David Petraeus pritet të dëshmojë para Komiteteve të Inteligjencës së Senatatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, lidhur me sulmin në Benghazi.
XS
SM
MD
LG