Ndërlidhjet

Australia krijon rezervat më të mëdha detare në botë


Ilustrim
Ilustrim
Australia ka krijuar rrjetin më të madh të rezervave detare në botë, duke i zgjeruar parqet e saj detare, që mbulojnë një hapësirë të oqeanit prej 2.3 milionë kilometër katrorë.

Ministri i Ambientit, Tony Burke tha sot se kjo gjë e bën Australinë lidere botërore në mbrojtje të oqeanit.

Disa zona do të jenë të ndaluara për anijet komerciale të peshkimit, por të hapura për peshkimin rekreativ.

Disa zona të tjera gjithashtu do të jenë të ndaluara për eksplorim të rezervave të naftës dhe gazit.

Ky vendim nuk pëlqehet shumë nga shumë peshkatarë dhe komunitete ku peshkimi komercial është burim kryesor i të ardhurave.
XS
SM
MD
LG