Ndërlidhjet

Pakistan: Një burrë dënohet me vdekje për blasfemi


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë pakistaneze e ka shpallur një burrë fajtor për blasfemi, duke e dënuar me vdekje.

Policia njofton se burri i dënuar është rreth të njëzetave dhe quhet Hazrat Ali Shah.

Ai ishte dënuar të mërkurën, pas gjykimit në një gjykatë në distriktin veriperëndimor të Chitralit.

Amir Khan, një zyrtar i policisë lokale, tha se Shah ishte arrestuar në muajin mars të vitit të kaluar për blasfemi kundër Profetit Muhamed.

Ky është rasti i parë i dënimit me vdekje për blasfemi që kur një grua e krishterë, Asia Bibi, e mori një dënim të tillë në vitin 2010.

Ajo nuk është vrarë ende.

Rasti i saj ka sjellur kritika ndërkombëtare kundër ligjeve pakistaneze të blasfemisë, të cilat kishin hyrë në fuqi në vitin 1980, nga ish diktatori ushtarak, Zaiul Haq.

Asnjë person deri më tani nuk është dënuar nën këtë ligj pasi që shumica e dënimeve janë kthyer nga Gjykata e Apelit.
XS
SM
MD
LG