Ndërlidhjet

Shpërbëhet Parlamenti i Japonisë


Yoshihiko Noda

Yoshihiko Noda

Kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda e ka shpërbërë Dhomën e Ulët të Parlamentit të Japonisë, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Noda e mbajti një premtim të mëhershëm për t’i shpallur zgjedhjet e parakohshme, pasi Partia Liberale Demokratike e vendit u pajtuar që t’i mbështesë disa projektligje të rëndësishme, përfshirë atë për reformat zgjedhore.

Kabineti pritet që shumë shpejt ta shpallë datën e zgjedhjeve, që pritet të jetë 16 dhjetori.
XS
SM
MD
LG